Ja sesi muxhahedinët iranianë manipulojnë internetin nga Shqipëria me gënjeshtra dhe fake news

Kampi i muxhahedinëve në Manëz të Durrësit është bërë një nga cështjet më të diskutura kohët e fundit, për veprimet e tyre dhe sjelljen ndaj anëtarëve të tyre.

“Al Jazira” është ajo që i ka kushtuar një kronikë kohët e fundit këtij kampi, që zgjat rreth 26 minuta. Në kronikë i është kushtuar një rëndësi e vecantë lajmeve që prodhohen për Iranin, pas thirrjes së Trump për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Pikërisht një dekadë më parë, bota u godit nga kriza më e keqe ekonomike që nga Depresioni i Madh. Triliona dollarë u hodhën jashtë ekonomisë globale, dhjetëra miliona njerëz humbën vendin e punës dhe ekonomia e kursimit u imponua në shumë vende.
“Vendimi i SHBA për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, ka nxitur mjaft persona që bëjnë thirrje për qëndrime më të ashpra kudnër Republikës Islamike”-thuhet ndër të tjera në kronikën e Al Jazera.

Por, kush po shpërndan fake news, në lidhje shtetin e Iranit?
Korespodentët e “Al Jazera” kanë hulumtuar në lidhje më këtë situatë dhe, të gjitha rrugët i kanë çuar në Shqipëri.
Në kronikë pohohet se në Shqipëri janë hapur mijëra llogari Twitter, dhe Facebook, përmes së cilave shpërndahen “fake neës” për Iranin, dhe për këtë gjë sipas “AJ” janë përgjegjës muxhahedinët në Manëz.

Reporterët e “AJ” kanë qenë në Shqipëri dhe kanë kontaktuar me ish-anëtarë të muxhahedinëve, të cilët kanë pranaur se organizata po shpërndan fake news në lidhje me Iranin.

Burimi: Dritare.net/ Gazeta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne