Ja shqiptaret e “rekrutuar” qe po bejne “xhihad” me Iranin

Përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës shqiptare janë takuar në Paris, në takimin më të rëndësishëm të ish organizatës terroriste MEK, njohur si muxhahedinët iranianë, që zhvillohet në Paris.

Ky takim i ish terroristëve (të tillë ishin shpallur nga OKB deri pak vite më parë) quajtur këtë vit “Irani i Lirë”, mbledh dhjetëra delegacione nga e gjithë bota të cilët janë dëshmi e një pune të palodhur rekrutuese që ky grup bën me financa ende jo transparente.
Delegacioni shqiptar kryesohej nga ish-kryeministri Pandeli Majko, mik i muxhahedinëve që prej vitesh lobon për interesa të tyre. Në vendin tonë janë të strehuar një grupim i muxhahedinëve rreth 2700 me porosi dhe kujdes special të qeverisë amerikane.
Pavarësisht situatës politike në vend, Xhemal Qefalia, Mimoza Hajdarmataj, Pjerin Ndreu, Pandeli Majko, Liljana Elmazi, Ulsi Manja, Asllan Dogjani, Albina Deda, Fatmir Mediu, Irma Kopliku, Arbjola Halimi, janë bashkuar në Paris. Mes tyre, ka edhe politikanë që pas zgjedhjeve të 25 qershorit nuk do të jenë më deputetë në Kuvendin e ri të Shqipërisë, vecanërisht nga opozita. Si çdo vit në këtë periudhë, me ftesë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, me seli në Paris mijëra simpatizantë mblidhen në Paris me ftesë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit për të shprehur mbështetjen e tyre për pushtimin e Iranit nga NATO dhe Amerika.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne