Është mbajtur dje për herë të parë në Arabinë Saudite ‘Java e Modës’, ku modele të ndryshme kanë sfiluar përpara një publiku vetëm femëror.
Evenimenti, që bëhet në kryeqytetet më të rëndësishme të botës do të zhvillohet tani edhe në Riad, në një version të ndaluar për fotografët dhe vetëm për një publik femëror.
Emra të mëdhenj europianë si Jean Paul Gaultier dhe Roberto Cavalli do të jenë pranë krijuesve sauditë.
Arwa Al Banawi, është një nga më të vlerësuarat e modës në rajon dhe ka prezantuar një koleksion të quajtur “The Suitable Woman” si dhe Mashael Alrajhi, veshjet e të cilës janë pa dallime gjinore.
“Gjithmonë ka pasur interes për modën në Arabi”, theksoi princesha Noura Bint Faisal Al-Saud, presidente nderi e ngarjes, që u organizua në hotelin ”Ritz-Carlton” me pjesëmarrjen e shumë krijuesve, vendimmarrësve dhe drejtuesve të industrisë së modës.
Princi trashëgimtar, Mohammed ben Salmane ka ndërmarrë që prej vitit të kaluar reforma të thella sociale në mbretërinë ultrakonservatore./ bw