Kryeministri Edi Rama postoi këtë mëngjesin një video të filmuar me dron nga qyteti i Pogradecit. Rama tregon transformimin e Unazës së Pogradecit dhe rrugën e re Pogradec – Qafë-Plloçë.

Postimi i kryeministrit në FB

Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Unaza e transformuar e Pogradecit dhe rruga e re Pogradec – Qafë – Plloçë, dy segmente rrugore të rëndësishme që pas 27 vjetësh lehtësojnë më në fund qarkullimin dhe shkurtojnë ndjeshëm distancat në këtë zonë të Shqipërisë jug-lindore me potenciale të jashtëzakonshme ekonomike dhe turistike, ju uroj një ditë të mbarë