Ja si i komenton shtypi grek ndryshimet në qeverinë e Ramës

Mediat greke kanë pasqyruar gjerësisht ndryshimet e fundit që Kryeministri Rama ka bërë në qeverinë e tij.

Ajo çka theksojnë gazetat dhe portalet greke është se ikin ministra që kishin pothuajse 5 vjet në qeverinë Rama dhe vijnë figura të reja që nuk njihen pothuajse fare nga publiku. Por nuk ka lënë pa tërhequr vëmendjen edhe emërimi në qeveri i dy ministrave me origjinë nga Kosova.

Agjencia e Lajmeve In.gr shkruan: “Ndryshime -fshesë nga Rama. Dy Kosovarë në qeveri”.

Gazeta “Proto Thema” shkruan: Ndryshime të thella nga Edi Rama- Ikin 6 Ministra ndërmjet tyre edhe Ministri i Jashtëm Bushati”.

Gazeta “Ethnos” nën titullin “Ndryshime ekspres nga Edi Rama” ndalet tek ndryshimet në Ministrinë e Jashtme dhe shkruan se “Ministri i ri i Jashtëm është kosovari Gent Caka.

Fillimisht ka qenë këshilltar diplomatik i Ramës dhe nga Qershori i 2018 u emëruar Ministër Plotësues i Punëve të Jashtme.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne