Ja si i përgjigjen taksistët e Tiranës gazetares së ‘Forbes’

Kohë më parë kryeministri Edi Rama ishte shprehur se për të kuptuar realitetin, shpesh udhëtonte me taksi nëpër Tiranë dhe pyeste taksistin. Në po të njëjtën mënyrë veproi edhe gazetarja e revistës ‘Forbes’, teksa po përgatiste një shkrim për Shqipërinë. Shellie Karabell tha se pyeti disa taksistë të cilët i thanë:

“Pavarësisht vizionit dhe punës së tij të ashpër, Ramën nuk e vlerësojnë të gjithë. Testi im jozyrtar është ai i taksistëve dhe tregtarëve në kryeqytet, të cilët i pyes se çfarë mendojnë për gjendjen e Shqipërisë sot. Mes një duzine njerëzish të zgjedhur në mënyrë të rastësishme, përgjigjia është e ngjashme: korrupsioni në politikë është i shfrenuar, ne paguajmë shumë taksa dhe për çfarë, infrastruktura është një rrëmujë, dhe gjërat aktualisht i kontrollon George Soros, për shkak se ai paguan për gjithçka. Rama është përballur personalisht me këtë lloj zemërimi në parlamentin shqiptar,” shkruan gazetarja, duke cituar incidentet me miell, vezë dhe ujë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne