Ja si qëndronte Basha kur Rama e provokoi me ndërtuesit e kullave Zamir Mane, Çet Kastrati, Bashkim Ulaj dhe Ram Geci

Kamerat e kanë kapur plot tre herë Lulzim Bashën pas provokimit që i bëri Edi Rama duke i përmendur emrat e katër biznesmenëve që do të ndërtojnë kullat e Tiranës. Basha kishte deklaruar se ata po i ndërtojnë këto grataçiela me paratë e drogës dhe Rama e pyeti se per nga ata e kishte fjalën.
“Kullat e Tiranës? Zamir Mane është pastrues parash? Shefqet Kastrati, është pastrues parash? Bashkim Ulaj është pastrues parash? Ramë Geci, është pastrues parash?
Dhe për një çudi, që rastësisht janë të katërt votues dhe mbështetës të PD-së. Nëse ke ndonjë kullë tjetër në mendje, urdhëro ta diskutojmë ” sfidoi Rama.

Por, Basha nuk kishte asnjë përgjigje. Kamerat e kapën tre here me sytë përmbys dhe edhe kur u ngrit të flasë ai i bishtnoi kësaj sfide.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne