Jahja Drancolli dhe versioni katolik i historise se Kosoves

Dr. Olsi Jazexhi shpjegon ne kete video idete ekstremiste katolike te historianit kosovar Jahja Drancolli i cili edhe pse ka emer turk-osman sillet sikur te quhet Jovan Drancovic. Ai tregon qe Jahja Drancolli eshte radikalizuar nga ideologjia supremaciste katolike-austro-italiane e historise shqiptare e cila i tregon shqiptaret si katolik te Vatikanit. Kjo ideologji kerkon ti armiqesoje shqiptaret me Islamin dhe Orthodhoksine, Turqine dhe fqinjet ortodoks ne Ballkan. Ai tregon sesi austro-hungarezet shkruan gjeneaologjine e historise shqiptare dhe si prodhuan agjentet e katolicizimit te kultures shqiptare – qe nga Gjergj Fishta, te Aleks Buda, Eqerem Cabeu etj. Jahja Drancolli krahasohet me historianin serb Miroljub Jetvic. Nese Jetvici do te konvertoj ne serb shqiptaret, Drancolli kerkon te vatikanizoj shqiptaret. Analizohet historia e spiunazhit austriak, italian dhe protestant ne Shqiperi ne shkrimin e teksteve te historise ku shqiptaret u trushpelane qe te besojne se ata nuk jane ortodokse dhe muslimane por jane katolike dhe zara te Vatikanit. Flitet edhe per mitet katolike sikur turqit nuk i lane shqiptaret te shkruanin gjuhen e tyre, i konvertuan me dhune ne Islam etj. Tregohet qe muzakajt e Myzeqese kane qene vllehe, Balshajt e Shkodres ishin serbe, Skenderbeu ishte epirot – bizantin dhe qe shqiptarizmi ishte produkt i islamizmit dhe turqizmit ne Kosove. Flitet per krimet dhe masakren e Pjeter Bogdanit dhe serbeve te peshkop Arsenijes kunder muslimaneve te Kosoves, per shkrimin e gjuhes osmane dhe shqiptare ne Kosove etj. Tregohet per mesonjtoren e vlleheve te Korces qe hapen motrat Qiriazi me parate e misionareve protestante britanik etj dhe demitizohen shume perralla dhe legjenda qe aksioni dhe lobi katolik ka ndertuar ne Kosove dhe ne Shqiperi per te armiqesuar shqiptaret me origjinen e tyre islamike dhe ortodokse.

 

 

Ne pjesen e dyte te kesaj videoje, Dr. Jazexhi analizon fenomenin e konvertimit te personave me emra turq ne Kosove sikur Jahja Drancolli ne anti-turq dhe anti-muslimane. Analizohet projekti i Austrise ne katolicizimin e kultures, historise, letersise dhe shkollave ne Shqiperi. Tregohet sesi austriaket rekrutuan bijte e bejlereve dhe elitave shqiptare, sikur Aleks Buda dhe Eqerem Cabej qe dergohen ne Austri dhe me pas behen agjente te katolicizimit – ilirianizmit te shqiptareve ne kohe te Enver Hoxhes. Tregohet sesi vllehet do marrin ne dore procesin e shqiptarizimit ne Shqiperi dhe imponimin e tokserishtes ne Shqiperi dhe tani ne Kosove. Ndersa ne Kosove serbet do marrin pushtetin – ne Shqiperine e Enver Hoxhes minoritetet serbe – vllahe – bullgare do behen elitat e shqiptarise dhe ata do propagandojne mitin katolik – skenderbegist. Flitet per pushtimin shqiptaro-turk te Kosoves i cili do coje ne islamizimin dhe shqiptarizimin e Kosoves dhe tregohet qe emri Kosove vjen nga turqishtja dhe do te thote Fusha e Mellenjave. Tregohet sesi revolta katolike-serbe e Pjeter Bogdanit, gjeneral Pikoliminit dhe peshkopit Arsenije pasi masakroi shqiptaret muslimane, do coje ne largimin e shume serbeve dhe katolikeve arbanas drejt Serbise dhe ekspansionin e shqiptareve ne Kosove. Serbet dhe katoliket shqiptare do perbejne bazen radikale per krijimin e shtetit serb dhe masakrimin e muslimaneve ne Serbi. Tregohet qe Napoleon Zerva, suliotet etj qe krijuan Greqine dhe vrane muslimanet shqiptare ishin vete shqiptare ortodokse. Edhe Kara Gjorgj apo Gjorgj Petrovici qe krijoi Serbine ishte nje shqiptar katolik nga fisi i Kelmendit. Flitet per katolike shqiptare te Malit te Zi, te Piperit dhe Palabardhit te cilet vrane Kara Mahmud Pashe Bushatlline dhe aleancen e tyre me Vladiken e Cetinjes ne Malin e Zi. Pasi analizon versionin katolik te historise se Kosoves qe mesojne historianet laramane sikur Jahja Drancolli etj, Dr. Jazexhi jep idene e shkrimit te nje historie te re per Kosoven. Historia e Kosoves ku shumica e popullit eshte muslimane dhe e lidhur me Turqine, dhe ku ato jetojne edhe serbe dhe katolike, duhet te jete histori multikulturaliste. Historia e Kosoves nuk duhet te ndjeki versionin katolik te Jahja Drancollit, Ibrahim Rugoves dhe Arben Xhaferrit dhe Vatikanit e Austrise katolike, por duhet te jete histori tolerante dhe gjitheperfshirese. Historia katolike e Jahja Drancollit qe sulmon Islamin dhe Orthodhoksine eshte nje histori fashiste qe nxit urrejtje dhe konflikt fetar ne Kosove. Kosovaret duhet te pranojne qe ata kane qene osmane dhe kane shkruar gjuhen e tyre ne arabisht dhe osmanisht, dhe te braktisin mitet katolike qe krijoi Kisha Katolike ne Shqiperi. Jahja Drancolli nuk duhet te sulmoj dhe shpifi kunder shqiptareve pse ata u konvertuan ne Islam, por duhet te mesoj arabisht dhe te lexoj historine e cila eshte shkruar neper xhamite dhe institucionet osmane te Kosoves. Videoja mbyllet me nje lutje ndaj imam Shefqet Krasniqit, te cilit i kerkohet qe te ri-islamizoj Jahja Drancollin dhe ta ktheje ate ne fene e te pareve te tij osman.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne