‘Jam i varfër, numëroj kafet në fund të muajit,’/ Neritan Liçaj del para aktivistëve tek Teatri, ka një thirrje për politikanët: Bujrum se po më hajnë duart….

Aktori i njohur Neritan Liçaj i cili është kundër prishjes së teatrit ditën e sotme ka dalë përpara aktivistëve që po protestojnë që prej dy vitesh e tre muaj, kundër prishjes së monumentit kulturor.

Ai ka thënë se kësaj kauze do t’i qëndrojë deri në fund pasi nuk ka asgjë për të humbur e ndërkohë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen me ta. Po ashtu thirrje i ka bërë dhe qeverisë që që të shpjegojnë se përse e kanë marrë vendimin për ta shembur teatrin, duke shtuar se është gati dhe të zihet me ta.

Shqiptarët duken si sfinksera por kur shpërthejmë, shpërthejmë shumë keq. Ata kanë çfarë humbasin, unë nuk kam çfarë humbas. Kam punuar me djersë dhe llogaris kafet në fund të muajit. Jam i varfër dhe nuk kam çfarë humbas. Ne kemi fituar se nuk u përkulëm në 2 vjet e 3 muaj. Nuk na përkulën dot. Babai më ka thënë; po mposhte veten, ke mposhtur gjithë botën. Kam pasur frikë por e mposhta dhe prandaj kam fituar. I them pushtetarëve, hajdeni. Edhe me plumba real hajdeni, se do ia shihni flakën këtyre dy teatrove. Do kisha qejf të vinte Rama ose Veliaj këtu dhe t’i thosha merreni pak mikorfonin dhe shpjegojini qytetarve pse doni ta prishni. Bujrum, se me 2 vjet që kemi këtu hajdeni se dhe po më hanë duart më thënë të drejtën.”-është shprehur aktori./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne