“Jam Supermen, jam akullore”/ Si mbrohej Dako 7 muaj më parë në TV

Në tetor të 2018-ës dolën përgjimet e para të dosjes 339 kur edhe u vërtetua ajo që flitej për lidhjet e Vangjush Dakos me grupin e Avdylajve të Shijakut. Në atë kohë Dako doli në emisionin “Opinion” në Tv Klan ku mohoi gjithçka dhe çdo akuzë. Dako pranoi që kishte folur me Avdylajt njëlloj si me të gjithë zgjedhësit e tjerë, por jo për të bërë pazare për vota. Madje Dako foli me superlativa për veten duke thënë se “në fushatë takon shumë persona, ndërsa e ka konsideruar veten në fushatë si Supremen”.

“Unë në fushatë nuk lëviz as me eskortë politike as me deputetë. Lëviz vetëm me shoferin se nuk më përballon dot njeri. Se ndaloj, takoj njerëz, pi diku një kafe, takoj të tjerë. Lulzim Basha i ka me gjak dhe të zeza se i ka duke numëruar të zezat. Me mua krahasohen këta? Por unë nuk pranoj të krahasohen me mua këta! Unë në fushatë jam superman, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë”– tha Dako që shtoi se duart e tij janë “akullore të pastra”. 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne