Janar-gusht 2019 Shqipëria “eksportoi” 667 ton kanabis vetëm në Pulje

Karabinierët e Brindizit zbuluan në pallatin e braktisur Rione Capuccinni 217 Kg. kanabis të ambalazhuar në 40 pako të mëdha. Kanabisi sapo kishte mbërritur në brigjet e Puljes i transportuar nga Shqipëria me një motorskaf të shpejtë.

Komanda e karabinierëve në Brindizi bëri publike shifra të frikshme të kanabisit shqiptar të kapura vetëm në Rajonin e Puljes. Në periudhën janar-gusht 2019 u kapën gjithsejt 667 305 Kg. kanabis shqiptar vetëm në Rajonin e Puljes. Gjatë gjithë vitit 2018 në Pulje u kapën vetëm 6 515 Kg. kanabis. Në 8 muaj 667 ton kanabis “Made in Albania”,  ndërsa një vit më parë në 12 muaj vetëm 6 ton kanabis. Kuptohet viti 2019 ishte vit elektoral në Shqipëri, kështu që kultivimi dhe eksportimi i kanabisit pati një rritje me progresion gjeometrik. Për të përllogaritur me përafërsi sesa kanabis u mboll në Shqipëri në v. 2019 na mjafton vetëm kjo shifër prej 667 tonësh, të “eksportuara” vetëm në Pulje. Po në pjesën tjetër të Italisë sa ton kanabis shqiptar u trafikua?!?!?!? Po në Greqi?!?!??!! Po në Turqi?!?!?!?! Po në Holandë e Gjermani sa kanabis shqiptar shkoi direkt me maune, trajlera, kontejnerë e autobuzë gjatë 8 muajve të parë të vitit 2019?!?!?!

Për tu bindur lexuesi shqiptar, që një shifër e tillë prej 667 tonësh është e saktë, në shkrimin tonë po vendosim edhe linket e shkrimeve në 3 media italiane.

Linku 1: http://www.brundisium.net/index.php/i-carabinieri-trovano-217-kg-di-marijuana-in-un-immobile-abbandonato-del-rione-cappuccini/

Linku2: http://www.ilgiornale.it/neës/cronache/due-quintali-marijuana-trovati-palazzina-abbandonata-1756655.html

Linku 3: https://www.noinotizie.it/22-09-2019/brindisi-217-chili-di-droga-nella-casa-abbandonata/

 

/GJERGJI THANASI/GAZETA IMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne