‘Janë braktisur mijëra fëmijë të lindur si rezultat i dhunës së militatëve të ISIS-it’

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Dhunën Seksuale në Zonat e Konfliktit, Pramila Patten tha se shumica e fëmijëve të lindur në Irak si rezultat i dhunës së militantëve të ISIS-it, nuk u pranuan dhe u braktisën.

Në një konferencë shtypi të bërë në Shtabin e Përgjithshëm të OKB-së, pas një vizite 8-ditore në Irak, Patten vuri në dukje rastet e dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave të vogla që shpëtuan nga duart e militantëve të ISIS-it.

Patten e cila tha se është takuar me gratë dhe vajzat e vogla që kanë shpëtuar nga duart e ISIS-it dhe me zyrtarët qeveritarë në Bagdat, Erbil dhe Mosul, me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe me udhëheqësit fetarë, u shpreh: “I dëgjova nga dora e parë historitë zemërthyese të të mbijetuarve.”

‘JANË HAPUR JETIMORE PËR FËMIJËT E BRAKTISUR’

Patten theksoi se fëmijët e lindur pas dhunës së militantëve të ISIS-it nuk pranohen në shoqëri.

“Shumë fëmijë të lindur pas dhunimit janë duke u braktisur. Ndonëse disa udhëheqës fetarë tregojnë ndjeshmëri, udhëheqësit fisnorë po e shfaqin një mosdashje të madhe duke mos i pranuar fëmijët e lindur nga dhunimi. Autoritetet në Mosul kanë njoftuar se janë të detyruar të hapin jetimore për mijëra fëmijë të braktisur”- tha Patten.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne