Janë kaluar të gjithë kufijtë në mashtrime: ‘Performancat’ e Helmetave të Bardha në Siri

Duke e prezantuar pregatitjen e sulmit kimik në rajonin Duma të Gutas Lindore të Damaskut, Helmetat e Bardha i hapën rrugë SHBA-së, Anglisë dhe Francës për të sulmuar qeverinë siriane. Sputnik ka përpiluar ‘performancat’ e zhvilluara nga Helmetat e Bardha me qëllim provokimi në Siri.

Helmetat e Bardha të cilat pretendojnë se janë ‘organizatë e ndihmës’, por që është zbuluar se janë të lidhura me organizatat terroriste, po përdoren nga vendet perëndimore si një mjet provokimi në Siri.

Së fundmi, janë bërë deklarata kritike nga familja e fëmijës së shfaqur në videon e publikuar nga Helmetat e Bardha lidhur me atë se është kryer sulm kimik në rajonin Duma të Gutas Lindore të kryeqytetit të Damaskut.

Hasan Diab, i cili u shfaq në video, tha se këto imazhe janë të pregatitura. Edhe babai i tij, Omer Diab konfirmoi se Helmetat e Bardha nuk e kanë pasqyruar të vërtetën e videos.

‘BASHKËPUNIMI NË MES TË USHTRISË ISLAMIKE DHE HELMETAVE TË BARDHA’

Zyrëtari i Shoqatës Siriane për të Drejtat e Njeriut, Ahmed Kazim është i bindur se provokimi i sulmeve kimike në Duma është i planifikuar nga Jaish Al-Islam (Ushtria Islame) dhe i prezantuar nga Helmetat e Bardha.

‘SHTYPI PERËNDIMOR PO I SHTREMBËRON TË GJITHA TË VËRTETAT’

Kazim i cili tha se dyshimet lidhur me shtypin perëndimor në Siri janë jashtëzakonisht të forta, shtoi se: “Ata po veprojnë politikisht, po përdorin standarde të dyfishta, po dëshirojnë t’a turpërojnë qeverinë siriane dhe po përpiqen të legjitimojnë sulmet e koalicionit ndërkombëtar.”

‘PJESA MË E MADHE E HELMETAVE TË BARDHA PËRBËHET NGA PJESËTARËT E INTELIGJENCËS AMERIKANE, IZRAELITE DHE TURKE’

Kazim i cili u shpreh se: “Janë përgatitur raporte se pjesa m e madhe e Helmetave të Bardha është e përbërë nga anëtarët e inteligjencës amerikane, izraelite dhe turke. Ne kemi edhe informata se organizata financohet nga Arabia Saudite”, theksoi se të gjitha akuzat e sulmit kimik janë të bazuara në dëshmit e të ashtuquajturve viktima, por ashtu si edhe më parë, ato nuk mund të verifikohen.

Sputnik ka përpiluar ‘performancat’ e zhvilluara nga Helmetat e Bardha me qëllim provokimi në Siri.

PRAPA PROVOKIMIT NË IDLIB NË VITIN 2015 DOLËN HELMETAT E BARDHA

Helmetat e Bardha kanë nënshkruar skandale të ndryshme për ta kthyer rrjedhën e krizës siriane në dëm të qeverisë. Prapa pretendimin se është kryer sulm kimik në muajin prill të vitit 2015 në qytetin Idlib të Sirisë, dolën Helmetat e Bardha.

Marcello Ferrada de Noli, kryetar i Organizatës Suedeze për të Drejtat e Njeriut (SWEDHR), i cili i shqyrtoi imazhet e publikuara nga Helmetat e Bardha dhe zbuloi se ato ishin të rreme, dha një deklaratë për Sputnik.

Kryetari i SWEDHR-it u shpreh se: “Mendimi i mjekëve tanë është se këto procedura nuk janë mjekësore, nuk i shpëtojnë jetët dhe madje, janë pikërisht e kundërta e ndërhyrjes së duhur për fëmijët.”

De Noli i cili vuri në dukje se videoja e publikuar nuk përmbanë asnjë imazh lidhur me sulmin e pretenduar, theksoi se: “Nuk ka asgjë për dëshmitë që mund të jenë të rëndësishme për ndërhyrjen e duhur që është shkak për ato që po ndodhin dhe për këto lëndime.”

HELMETAT E BARDHA PATËN KËRKUAR FALJE PËR VIDEON E RREME

Zyra e medias së Forcave Revolucionare të Sirisë (RFS), e cila është një nga burimet e lajmeve të shtypit perëndimor, kishte qenë temë diskutimi me një video të publikuar gjatë periudhës së ‘Mannequin Challenge’ në nëntor të vitit 2016. Në videon në fjalë, ishte shfaqur një operacion shpëtimi i Helmetave të Bardha që vepronin në zonën e marrë nga militantët.

Por, RFS e hoqi menjëherë këtë video, e cila dha të dhëna se si u gjiruan videot e ‘civilëve sirianë’. Pas publikimit të kësaj videoje, Helmetat e Bardha patën kërkuar falje me shqetësimin se mund të lindnin pikëpyetje lidhur me vërtetësinë e videove të tjera.

RASTI I UMRANIT NGA ALEPO PATI NDIKUAR NË TË GJITHË BOTËN

Një nga provokimet më me ndikim të Helmetave të Bardha ka qenë pretendimi se 5 vjeçari nga Alepo, Umran Dakshin ishte lënduar në një sulm ajror. Organizata e cila publikoi fotografitë e Umranit në ambulancë, përgjegjësin e incidentit i’a ngarkoi ushtrisë siriane dhe asaj ruse.

Por babai i tij, Muhamed Dakshin pati deklaruar se Umrani nuk është lënduar në një sulm ajror, por në një shpërthim me arsyje të panjohura dhe se xhihadistët dhe Helmetat e Bardha po i bënin atij presion për të pranuar skenarin e sulmit ajror.

Dakshin pati thënë se: “Ata donin të përdorin djalin tim për të sulmuar qeverinë siriane.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne