Japoni – Filloi Samiti i Liderëve të G-20-ës

Takimi dyditor i liderëve të G20 në Osaka, që organizohet në Japoni, filloi me pritjen e udhëheqësve të ftuar nga Kryeministrin, Shinzo Abe dhe me fotografi familjare.

Gjatë fotografimit Presidenti Recep Tayyip Erdogan ishte pranë Presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Ndërkaq në një fotografi tjetër të postuar nga kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun në llogarinë e tij në Twitter duken Presidenti Erdogan duke biseduar me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Më pas Presidenti Erdogan së bashku me liderët e tjerë mori pjesë në aktivitetin e titulluar “Ekonomia Digjitale”, ndërsa pas aktivitetit mori pjesë në drekën e punës.

Para drekës në pamjet u pasqyrua biseda e sinqertë mes Presidentëve Erdogan dhe Putin.

Ndërkohë ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak ndodheshin pranë dy presidentëve.

Krahas punimeve të samitit Presidenti Erdogan filloi edhe me takime dypalëshe.

Fillimisht ai priti në takim Guvernatorin e Bankës Botërore, David Malpass. Takimi zgjati gjysmë ore./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne