Japoni – Temperaturat e larta shkaktojnë vdekjen e 77 personave

Si pasojë e valës së nxehtë që ka përfshirë Japoninë nga fillimi i muajit, jetën e kanë humbur të paktën 77 persona.

Në lajmin që përcjell agjencia e lajmeve Kyodo, bazuar në të dhënat e Agjencisë për Mbrojtje nga Zjarri dhe Menaxhim me Fatkeqësi, bëhet e ditur se dje është regjistruar temperatura më e lartë në historinë e Japonisë. Në këtë vend si pasojë e valës së nxehtë, nga 9 deri më 22 korrik jetën e kanë humbur 77 persona ndërsa mbi 30 mijë të tjerë janë dërguar në spitale.

Departamenti meteorologjik i Japonisë ka shpallur gjendje të fatkeqësisë elementare.

Në qytetin Kugayam dje janë matur 41,1 gradë celsius, që është temperatura më lartë në historinë e këtij vendi.

Nga ana tjetër, në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm jetën e kanë humbur 222 persona. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne