Japonia do të marrë qindra-mijëra punëtorë të huaj

Japonia planifikon që në vitet e ardhshme të pranojë qindra-mijëra punëtorë të huaj për shkak të plakjes së shpejtë të popullsisë dhe mospërballjes nga të rinjtë të nevojës për fuqi punëtore.

Në këtë kontekst, parashikohet që me sistemin e ri të vizave, i cili do të hyjë në fuqi në prill, të fillojë një hapje për punëtorët e rinj mysafirë.

Qeveria japoneze do të ndërmarrë edhe hapa për të përmirësuar situatën e punëtorëve të huaj.

Qeveria vendosi të marrë masat e nevojshme për të përmirësuar në të ardhmen kushtet e punës së punëtorëve të huaj dhe për t’i mbështetur ata në jetën e përditshme.

Sipas masave të reja të miratuara nga qeveria japoneze, është parashikuar përmirësimi i orarit të punës, rritja e pagave si dhe garantimi i vendit të punës për punëtorët e ftuar.

Qeveria japoneze është kritikuar për mungesë të përgatitjeve të duhura për qindra-mijëra punëtorë të huaj.

Pretendohet se punëtorët e huaj që shkojnë në Japoni shfrytëzohen duke i punësuar ata në kuadër të programit të praktikës (Internship programs).

Sipas informacioneve që japin avokatët, këta punëtorë, të cilët punësohen nën emrin e praktikantit (intern), shfrytëzohen nga firmat japoneze si fuqi e lirë punëtore dhe ata jetojnë të izoluar nga shoqëria.

Përveç kësaj, thuhet se sekserët në vendet e origjinës së këtyre punëtorëve marrin prej tyre një sasi të madhe parash për ti ndihmuar të gjejnë një punë në Japoni dhe i futin në borxhe këta punëtorë.

Në kuadër të masave të reja që ka marrë Qeveria japoneze gjithashtu synon të parandalojë situata të tilla duke bashkëpunuar më shumë me vendet e origjinës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne