Japonia instalon në aeroporte sisteme për njohjen e fytyrës

Raportohet se dyert e kontrollit që janë të pajisura me sistemin për njohjen e fytyrës do të vendosen si masë ndihmëse sigurie ndaj vizitorëve të huaj, që pritet të shkojnë në Japoni për organizime të mëdha siç janë Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm në kryeqytetin japonez.

Synimi është që me anë të këtij sistemi të rritet niveli i sigurisë duke krahasuar fotografitë e vizitorëve në pasaportë me fotografitë që u janë bërë atyre në hyrje të aeroportit.

Dyert e para të pajisura me sistem të njohjes së fytyrës janë përdorur për qytetarët japonezë në vitin 2017, në aeroportin Haneda. Pastaj sistemi ishte instaluar edhe në 4 aeroporte të tjera.

Me aplikimin e teknologjisë të se brenda këtij viti sistemi i njohjes së fytyrës për vizitorët e huaj do të fillojë të përdoret në 6 aeroporte të vendit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne