Shqiperia

Java e parë e 2020-ës si bilanc lufte/ 37 aksidente rrugore, 6 viktima, 19 mijë gjoba…

Gjashtë viktima në 37 aksidente rrugore, është ky bilanci i regjistruar në tetë ditët e para të vitit të ri 2020. Pavarësisht se ka një ulje të numrit të viktimave krahasuar me një vit më parë, ku në tetë ditë u regjistruan tetë viktima nga 40 aksidente, ky bilanc vijon të mbetet shqetësues.

Krahas jetëve të humbura këto 8 ditë si pasojë e aksidenteve rrugore. në të gjithë vendin janë regjistruar 34 të plagosur lehtë edhe 3 të plagosur rëndë, shkruan “Shqiptarja.com”.

Në 20% të rasteve faktor i regjistrimit të aksidenteve është bërë sjellja e këmbësorëve ndërsa 80% ka ardhur nga shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana drejtuesve të automjeteve që konsiston në shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim i alkoolit, manovrat e gabuara si dhe shpërqendrimi i shoferëve nga përdorimi i celularit.

Pavarësisht se Policia Rrugore ka shtuar masat me grupe të shumta kontrolli në akset kyçe të vendit në vetëm 8 ditët e para të vitit janë ndërmarrë 19.200 gjoba, prej të cilave janë ndëshkuar 899 raste për tejkalim të normave të shpejtësisë 88 raste të përdorimit të alkoolit teksa janë pezulluar 245 leje drejtimi. Gjithashtu nuk kanë munguar as arrestimet ku 63 shoferë kanë rënë në prangat e policisë për shkelje të kodit rrugor .

Pjesë e planit të masave nga efektikët e Policisë Rrugore është edhe radari “TruCam”, një radar shumë më i sofistikuar që nuk mund të manipulohet pasi nëpërmjet tij ofrohet rikthimi i videos në momentin e shkeljes./Tpz

OPINIONE