Java e shtatë e ‘Marshit të Madh të Kthimit‘ në kufirin Izrael-Gaza: Humbi jetën një palestinez

Një palestinez ka humbur jetën dhe 731 të tjerë janë plagosur si rezultat i ndërhyrjes së ushtarëve izraelit ndaj protestave të organizuara nga palestinezët në kufirin Izrael-Gaza.

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë palestineze në Gaza, Eshref al Kudra raportoi se ka humbur jetën Xhaber Salim Ebu Mustafa, 40 vjeçar, i cili u qëllua në gjoks gjatë zjarrit të hapur nga ushtarët izraelit në zonën kufitare të qytetit Khan Yunis.

Eshref al Kudra i cili tha se në ndërhyrjet e ushtarëve izraelit u plagosën 731 palestinez, 10 prej të cilëve rëndë dhe 146 të tjerë u qëlluan me plumba të vërtet, shtoi se 305 të plagosur u morrën për trajtim në spitale, ndërsa 426 të tjerë po trajtohen në njësitë shëndetësore të vendosura në rajonet kufitare.

Kudra i cili deklaroi se në protestat e sotme në kufi u plagosën 38 fëmijë, 12 gra dhe 4 gazetarë, nuk dha informacion të detajuar për personat në fjalë.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne