Jazexhi: Berisha, te kuptoje rendesine e votave te muslimaneve qe jane persekutuar nga policia e antiterrorit qe prej vitit 2013.

Prof. Dr. Olsi Jazexhi do te kandidoje per Koalicionin Per Shqiperine Madheshtore, por Dr. Berisha ende nuk e ka pranuar kandidaturen e tij per arsye ende te panjohura.

Pas postimit te gazetarit investigativ Gjergji Thanasi i cili pergezon Kryetarin e Partise Konservatore Z. Kujtim Gjuzi, per perzgjedhjen e kandidatures se Jazexhi, ka reaguar vete ne nje postim ne profilin e tij meta:

Kesaj radhe qe ambasada amerikane nuk besoj se do perzihet ne punet e brendshme te Shqiperise, dhe muslimanet agjente te paguar nga amerikanet per te sabotuar kandidaturen time, do kene ngelur pa para dhe pa padron, dhe duke patur parasysh persekutimin qe regjimi i Edi Rames i ka bere muslimaneve shqiptare ne vitet e sundimit socialist, besoj, se per doktorin do ishte me e lehte qe te kishte kurajon dhe te lejonte qe une te jem ne listen e koalicionit Shqiperia Madheshtore per kandidat.
Ne zgjedhjet e vitit 2021 ambasada amerikane i dha Lulzim Bashes nje futbollist dhe nje vajze me shami per kandidate, per te marre votat e muslimaneve dhe mos lejuar grupin konservator musliman qe une kryesoja qe te marri vota per te hyre ne parlament. Shpresoj qe ne keto votime, kur Lul Basha nuk eshte me verdalle, Berisha, te kuptoj rendesine e votave te muslimaneve qe jane persekutuar nga policia e antiterrorit qe prej vitit 2013.
Shqiperia ka nevoje per muslimane ne parlament, te cilet do shprehin bindje e tyre politike. Ne legjislativin e kaluar, ishte z. Kujtim Gjuzi ai cili demaskoi ministrin Sander Lleshaj dhe qeverine e Rames per persekutimin e muslimaneve, per vendosjen e imam Genci Balles ne sistemin Bis – 41, per persekutimin e iranianeve qe refuzonin luften duke i mbyllur ne kampin e Karrecit me urdher nga terroristet e Manzes etj.
Uroj qe z. Berisha te mos kete frike nga agjentet e Sorosit dhe te lejoje perfaqesim musliman ne keto zgjedhje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne