Jëlldërëm kërkon unitetin e vendeve myslimane në qëndrimin ndaj Kudsit të shenjtë

Kryeministri i Turqisë ka kërkuar nga bota islame që të bashkohen me njëri-tjetrin në qëndrime kundër vendimit të presidentit amerikan për njohjen zyrtare të Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Jëlldërëm kërkoi nga vendet islamike të unifikojnë qëndrimet e tyre kundër vendimit të Amerikës për njohjen zyrtare të Kudsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist. Ai në lidhje me këtë ka thënë: “Palestinezët kurrë nuk do të mbesin vetëm përball këtij vendimi, të padrejtë dhe të paligjshëm. Vendet islame duhet të bashkohen kundër këtij vendimi të Amerikës”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne