Jëlldërëm: Nuk lejojmë vizitën e terroristëve në Bazën Ajrore Inxhirlik

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se pasi të shohin listën e autoriteteve gjermane që kërkojnë të vizitojë Inxhirlikun, nëse e shohin të përshtatshme mund të jepet edhe leja për vizitë.

Në darkën e iftarit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të medias, një gazetar i drejtoi pyetje Kryeministrit Jëlldërëm në lidhje me bazën ajrore të Inxhirlikut “Incirlik” në rrethin Adana të Turqisë.

Gazetari duke iu referuar fjalëve të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në avion gjatë kthimit nga Brukseli se i ishte drejtuar Kancelares gjermane Angela Merkel në këtë temë me fjalët: Ju dërgoni listën e politikanëve që do të vizitojnë Inxhirlikun. Nëse ndër ta nuk ka terroristë, ne atëherë e pranojmë”, i shtroi kryeministrit Jëlldërëm pyetjen nëse ka ardhur apo jo një listë e tillë nga Gjermania.

Jëlldërëm tha se në vizitën që do të zhvillojë Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel nesër (5.6.2017) në Turqi, edhe kjo çështje zë vend në agjendën e takimeve.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë kurrë që Baza Inxhirlik të vizitohet nga një terrorist.

“Ndër vizitorët mund të ketë nga ata që bëjnë veprimtari zbulimi në vendin tonë. Nëse ka të tillë atëherë ne kemi rezervime ndaj tyre. Kjo do të vlerësohet” tha Jëlldërëm.

Ai theksoi se ekzistojnë tema për të cilat përjetohen mosmarrëveshje me Gjermaninë.

“Në krye të këtyre mosmarrëveshjeve është mos mbajtja e qëndrimit të duhur ndaj puçistëve të organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet FETO/PDY. Gjermania sheh ngrohtë kërkesat për azil. Nuk ndërhyn në mënyrën e duhur ndaj aktiviteteve të gylenistëve pas tentativës së grushtit të shtetit. Gjithashtu tregohen më tolerantë ndaj aktiviteteve që kanë atje simpatizantët e organizatës separatiste terroriste PKK. Ne nuk e pranojmë diçka të tillë. Kjo dëmton marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona që kanë partneritet edhe në NATO edhe si partnerë strategjik. Ne këtë e kemi përsëritur në çdo platformë” tha Jëlldërëm./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne