Jëlldërëm përdor fjalë të mprehta në reportazhin për CNN

Kryeministri Binali Jëlldrëm (Binalı Yıldırım) tha se më 15 korrik, organizata terroriste gyleniste struktura paralele në shtet (FETO/PDY) tentoi grushtin e shtetit në Turqi, një gjendje e ngjashme ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 11 shtator.

“Amerika tha se pas sulmit qëndron Al Kaeda. Askush nuk e pyeti Amerikën, ‘Ku i ke provat që sulmin e bëri Al Kaeda” tha Jëlldërëm.

Kryeministri Jëlldërëm iu përgjigj pyetjeve të Fareed Zakaria në reportazhin e dhënë për kanalin televiziv amerikan CNN dhe bëri deklarata në lidhje me çështjen e ekstradimit të kreut të FETO/PYD, Fetullah Gylen ndërmjet Turqisë dhe Amerikës.

“Më 15 korrik, u tentua grushti i shtetit në Turqi. Një gjendje e ngjashme ndodhi në Amerikë më 11 shtator. Amerika tha se pas sulmit qëndron Al Kaeda. Askush nuk e pyeti Amerikën, ‘Ku i ke provat që sulmin e bëri Al Kaeda” tha Jëlldërëm.

Pyetjes së Zakarias: “Michael Flynn, (ish-këshilltari kryesor për sigurinë dhe shërbimin informativ i qeverisë Trump) punon me qeverinë turke në këtë çështje dhe a keni shpresë se Gyleni do të ekstradohet? Ditën e zgjedhjeve presidenciale ai kishte shkruar një shkrim ku mbronte ekstradimin”, Kryeministri Jëlldrëm iu përgjigj duke thënë: “Ne pritëm që kjo të realizohej. Por me kalimin e kohës pamë që nuk ka asnjë sinjal për ekstradim”.

Pas kësaj gazetari e pyeti Jëlldërëmin nëse Flynn i ka dhënë apo jo Turqisë garanci për ekstradimin?

“Jo” ishte përgjigjja e Jëlldërëmit.

“Flynn nuk është bashkëbiseduesi ynë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është bashkëbiseduesja jonë” u shpreh kreu i qeverisë turke.

Rikujtimit të Zakarias se Flynn në atë periudhë nuk ishte këshilltari kryesor për sigurinë dhe shërbimin informativ, Jëlldërëm iu përgjigj duke thënë se Ai u largua nga ajo detyrë dhe shtoi: “Ministria e Drejtësisë së Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin në kontakt. Edhe sot e kësaj dite janë në kontakt për të siguruar progres në këtë çështje”.

Zakaria tha: “Burimet e mia në Uashington më thanë se burimet e siguruara nga qeveria turke nuk janë të fuqishme dhe të besuara. Ata mendojnë se nëse provat do të ishin të fuqishme do ti ndanin me opinionin publik”.

Jëlldërëm iu përgjigj gazetarit me këto fjalë: “Kur në Amerikë ndodhi 11 shtatori, kur Bushi tha se Amerika është nën sulm, Turqia ishte vendi i parë që dërgoi ushtrinë në Afganistan dhe dha ndihmën e saj. Amerika tha se pas sulmit qëndron Al Kaeda. Askush nuk e pyeti Amerikën, ‘Ku i ke provat që sulmin e bëri Al Kaeda”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne