Jemen, grupi rebel huthi sulmon fabrikën saudite të naftës Aramco

Grupi rebel huthi në Jemen njoftoi herët të hënën se kishte shënjestëruar me raketë fabrikën e kompanisë shtetërore të naftës të Arabisë Saudite, Aramco në Xheda.

“Forcat raketore arriën të shënjestrojë stacionin e shpërndarjes Aramco në Xheda me raketën me krahë Kuds 2”, tha zëdhënësi ushtarak i grupit Yahya Sarea.

Raketa goditi objektivin e saj me saktësi dhe “ambulancat dhe automjetet zjarrfikëse saudite nxituan për në vendin e ngjarjes”, shtoi ai.

Sulmi erdhi si përgjigje e vazhdimit të ndërhyrjes saudite në Jemen, tha zëdhënësi.

Ai paralajmëroi ndërmarrjet e huaja që veprojnë në Arabinë Saudite se operacionet e grupit do të vazhdojnë dhe se ata duhet të qëndrojnë larg instalimeve vitale, pasi ato janë brenda listës së shënjestrimit.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga pala saudite për incidentin.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin, Sana. Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë ajrore shkatërruese që synonte të rikthente territoret e pushtuara nga huthit.

Dhjetëra mijëra jemenas, përfshirë civilë, besohet se janë vrarë në konflikt, i cili ka çuar në një nga krizat më të rënda humanitare në botë pasi miliona njerëz mbeten të rrezikuar nga uria./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne