Jemen, rritet në 605 numri i të vdekurve nga kolera

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se është rritur në 605 numri i të vdekurve nga epidemia e kolerës në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga llogaria e medias sociale të zyrës së OBSH për Jemenin, theksohet se në 19 rajone të Jemenit që nga 27 prilli e deri tani janë përcaktuar më shumës e 73,700 raste të dyshuara.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se për shkak të epidemisë është rritur në 605 numri i personave që kanë humbur jetën.

Ndërsa në një deklaratë të publikuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ishte njoftuar se fëmijët përbëjnë 40 për qind të atyre personave që kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë.

Gjithashtu ishte vënë në dukje se mesatarisht në ditë humbin jetën 4 fëmijë, dhe afërsisht 1000 të tjerë dërgohen çdo ditë në spitale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne