Jemenasit protestojnë në lavdërimin e operacionit “Nasr min Allah”

Me mijëra qytetarë jemenas kanë organizuar një protestë të gjerë në Sa’de të Jemenit dhe kanë lavdëruar dhe mbështetur operacionin “Nasr min Allah” të rezistencës popullore të Jemenit.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se pjesëmarrësit në këtë protestë kanë hedhur slogane kundër regjimit Al Saud dhe Amerikës dhe kanë kërkuar ndërprerjen e krimeve të tyre ndaj popullit jemenas.

Sot pasdite protesta të tilla do të organizohen edhe në Sana, kryeqytetin e Jemenit. Jahja Sari’e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, të shtunën e kaluar njoftoi kryerjen e operacionit të madh të quajtur “Nasr min Allah” të forcave të rezistencës popullore të Jemenit kundër koalicionit agresor të Arabisë Saudite në provincën Naxhran të këtij vendi. Gjatë këtij operacioni janë shkatërruar tre brigada të forcave ushtarake të Arabisë Saudite dhe janë kap rob lufte mbi 2000 forca mercenare të Arabisë Saudite./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne