Jemenasit sulmojnë me raketë objektet bërthamore të Emirateve

Njësitë raketore të forcave jemenase kanë sulmuar me një raketë objektin bërthamore “Barake” në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kanali televiziv Al-Mejadin njoftoi se disa burimeve jemenase kanë deklaruar se shkaku i sulmit raketor të forcave jemenase kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, ka qenë plani i grusht shtetit të fundit të EBA dhe Arabisë Saudite për ta kthyer përsëri në pushtet ish-presidentin jemenas Ali Abdullah Saleh. Muhamed Abdusalam, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, të shtunën në mbrëmje në lidhje me zhvillimet në Sana, ka deklaruar: “Informacionet e mbledhura tregojnë se Ali Abdullah Saleh, ish-presidenti i Jemenit, ka lidhje me Arabinë Saudite”. Qyteti Sana, kryeqyteti i Jemenit, të shtunën si pasojë e lëvizjeve të forcave të Ali Abdullah Saleh dhe nën hijen e mbështetje së regjimit Al Saud, ka qenë arenë e luftimeve mes lëvizjes Ansarullah të Jemenit dhe forcave të Ali Abdullah Saleh./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne