Bota

Jemeni kërcënon Arabinë Saudite me përgjigje dërrmuese

Ministria e Mbrojtjes e Jemenit ka premtuar një “përgjigje dërrmuese” për vrasjen e një zyrtari të lartë të lëvizjes Ansarullah, duke thënë se Arabia Saudite dhe SHBA do të pendohen për “aventurizmin kriminel” të tyre në shtetin e varfër të Jemenit.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve Saba të hënën, ministria theksoi se forcat e armatosura të Jemenit rezervojnë të drejtën për të kryer goditje të rënda ndaj “agresorëve dhe koalicionit të tyre të djallëzor”, duke paralajmëruar se ata nuk do të ishin të sigurtë nga raketat balistike të Jemenit. Saleh al-Samad, kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, humbi jetën të enjten në sulmet ajrore të Arabisë kundër qytetit port Hudejdah në brigjet e Detit të Kuq. “Agresorët mendojnë se rezistenca do të ndalet me vrasjen e zyrtarëve të Jemenit, por ata do të marrin një mësim me raketa balistike”, shtoi deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes së Jemenit./ PT

OPINIONE

INTERVISTA