Jemeni kërkon më shumë përgjegjësi nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Këshilli Konsultativ i Jemenit i bëri thirrje Arabisë Saudite, i cili i paraprinë koalicionit arab që mbështet ushtrinë e qeverisë legjitime kundër huthive, që Emiratet e Bashkuara Arabe t’i japin fund akteve absurde dhe të radhiten seriozisht pranë udhëheqjes legjitime të vendit.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Këshilli Konsultativ thuhet se “Emiratet e Bashkuara Arabe në mënyrë të hapur mbështesin milicët separatistë në provincat në jug të Adenit, të cilët përpiqen për të dobësuar fuqinë e shtetit dhe të dëmtojnë strukturën shoqërore dhe unitetin kombëtar”, ndërsa Arabisë Saudite i bëri thirrje të radhitet pranë udhëheqjes legjitime.

Të enjten Presidenti Abdurabu Mansur Hadi pas sulmeve të përgjakshme të Emirateve të Bashkuara Arabe të kryera në Aden dhe Ebyen deklaroi se sulmet në fjalë përbëjnë një shkelje të hapur të parimeve dhe vlerave të lidhjes vëllazërore mes popujve të dy vendeve.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se sulmi ishte një goditje e koalicionit kundër legjitimitetit kushtetues në Jemen dhe nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së) dhe nga Liga Arabe u kërkua të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të qëndrojnë pranë popullit jemenas dhe qeverisë legjitime.

Ministria e Mbrojtjes e Jemenit deklaroi se në sulmet ajrore që Emiratet e Bashkuara Arabe kryen të enjten ndaj forcave të qeverisë në Aden dhe Ebyen numri i të vrarëve dhe të plagosurve arriti në mbi 300./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne