Jemeni kërkon ndaljen e bombardimeve në portin Hadida

Ministri i jashtëm i qeverisë së shpëtimit kombëtar të Jemenit, në takimin e zhvilluar sot në Sana me Jimmy McGoldrich, koordinator i OKB për çështjet humanitare kërkoi ndaljen e sulmeve ajrore të Arabisë Saudite në portin Hadida.

Siç raporton sajti Sabanet, Hisham Abdullah, ministër i jashtëm i Jemenit, tha se mbi 70% e nevojave jetike të popullit jemenas plotësoheshin nëpërmjet portit Hadida, por aktivitetet e këtij porti janë ndërprerë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ajrore të Arabisë Saudite. Nga ana e tij, Jimmy McGoldrich, koordinator i OKB për çështjet humanitare, deklaroi se porti Hadida është rruga kryesore e dërgimit të ndihmave humanitare në Jemen dhe shtoi se OKB do të ushtrojë presion mbi Arabinë Saudite për të ndalur sulmet ajrore ndaj këtij porti. Ai shprehu besimin se konferenca për përkrahjen e Jemenit që do të zhvillohet më 25 prill në Gjenevë do të ndihmojë në zgjidhjen politike të krizës dhe në dhënien fund të agresionit dhe të bllokadës 2-vjeçare që i është imponuar Jemenit nga ana e Arabisë Saudite./ PT

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne