Jemeni sulmon me dronë përsëri bazën Mbreti Khaled

Njësiti i dronëve i ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit, sot ka bombarduar bazën ushtarake “ Mbreti Khaled” në provincën Asir në jug të Arabisë Saudite.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar me dron të llojit “Kasif k2” bazën ajrore “Mbreti Khaled” në provincën Asir në jug të Arabisë Saudite. Jahja Sari’e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, deklaroi se radarët dhe qendra ushtarake të rëndësishme të bazës ajrore “Mbreti Khaled” në rajonin Khamis Mashit në provincën Asir janë sulmuar nga forcat jemenase dhe këto operacione janë kryer në kundërpërgjigje ndaj vazhdimit të sulmeve dhe krimeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite ndaj popullit të Jemenit. Ushtria dhe forcat e lëvizjes Ansarullah gjithashtu dje duke përdorur disa dronë të llojit “Kasif k2”, kanë sulmuar bazën ajrore “Mbreti Khaled” të Arabisë Saudite. Ndërkohë avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit sot gjatë sulmeve të njëpasnjëshme kanë bombarduar selinë e brigadës së parë të forcave të blinduara të ushtrisë së Jemenit./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne