“Jemi pa punë, duhet të furnizohen me karburant pa akcizë”, peshkatarët sarandiotë në protestë, ankohen për çmimin e naftës

E hëna në qytetin bregdetar të Sarandës nisi me protestën e peshkatarëve organizuar tek peshkimi. Edhe peshkatarët e Sarandës si ata të Durrësit dhe Shëngjinit ankohen se nuk ka naftë dhe se në shumë raste ajo tregtohet me çmime të shtrenjta. Peshkatarët deklarojnë se kompanitë e furnizimit kanë shkelur kontratën e mbështetur në ligj për furnizim me karburant pa akcizë.

Sipas peshkatarëve “Furnizimi me karburant është problem i trashëguar ndër vite. Ka egzistuar një kontratë e mbështetur në ligj, sipas të cilës anijet e peshkimit duhet të furnizohen me karburant pa akcizë. Kjo u respektua për njëfarë kohe dhe tani nuk respektohet më.

Tani shprehen peshkatarët karburantin e kemi blerë me çmim tjetër, ndërkohë që kudo çmimi i karburantit është duke rënë për shkak të situatës së pandemisë. Peshkatarët i kërkojnë qeverisë të mundin ata ta tregtojnë peshkun jashtë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne