“Jemi të vetëdijshëm për mbështetjen që Turqia ka siguruar për vendet e Evropës”

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, lidhur me mbështetjen e pajisjeve mjekësore që Turqia ka siguruar për Britaninë, Italinë, Spanjën dhe vendet e Ballkanit në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) tha se “Me të vërtetë, ne jemi të vetëdijshëm për të gjithë mbështetjen e siguruar (nga Turqia)”.

Në një konferencë javore për media nëpërmjet video-konferencës lidhur me pandeminë COVID-19, Kluge iu përgjigj pyetjes lidhur me dërgimin e ndihmës mjekësore nga Turqia për shumë vende të Evropës dhe botës.

Kluge rikujtoi se me 2 prill biseduan nëpërmjet video-konferencës rreth 1 orë me ministrin turk të Shëndetësisë, Fahrettin Koca. “Biseduam kryesisht rreth COVID-19. Gjithashtu nënshkruam një marrëveshje të re dyvjeçare. Në emër të OBSH-së, qeverisë turke i kam përcjellë falënderimet e mia për solidarizimin që kanë treguar”, tha Kluge.

Lidhur me mbështetjen e pajisjeve mjekësore që Turqia ka siguruar për Britaninë, Italinë, Spanjën dhe vendet e Ballkanit Kluge tha se “Me të vërtetë ne jemi të vetëdijshëm për të gjithë mbështetjen e siguruar (nga Turqia). COVID-19 është një virus i ri, vazhdojmë të mësojmë çdo ditë. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të tregohet solidaritet”.

Ai theksoi se solidarizimin e treguar nga Turqia, OBSH-ja ka filluar ta shohë më shumë në rajonin e Evropës dhe se kjo është shpresuese.

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca më 2 prill zhvilloi një bisedë me Kluge nëpërmjet video-konferencës. Në një postim nga llogaria në Twitter, Koca ka thënë: “Zhvilluam një takim nëpërmjet video-konferencës me Hans Kluge, drejtorin rajonal të OBSH-së për Evropën. Ne theksuam se duhet të rishikohen politikat e pandemisë në Evropë. Z. Kluge, përmendi ndarjen e të dhënave dhe tha se OBSH-ja i sheh si unike praktikat e Turqisë”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne