Jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës Përparim Daiu

Jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës Përparim Daiu. Gazetari Kelment Baçi duke iu referuar burimeve tha se vendimi ka ardhur për shkak të depateve brenda PS dhe jo për diskutimet mbi hapjen e Karantinës në Spitalin e Kavajës.

Vetë Daiu nuk i ka bërë të ditura arsyet e këtij vendimi, por Kavaja dhe spitali i këtij qyteti janë përfolur këto ditë si vende të mundshme për karantinë, nëse do ketë raste me koronavirus në Shqipëri.

(BalkanWeb)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne