Jep dorëheqjen Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, zbulohet arsyeja

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Brunilda Kasmi ka dhënë dorëheqjen. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se gjyqtarja ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Emri i Brunilda Kasmit është në listën e gjyqtarëve që do kontrolloheshin mbi pasurinë e kontrollin e figurës në kuadër të procesit të vettingut.

Kasmi është edhe kandidate për ne KLGJ dhe kishte përparësi për të kaluar në procesin e rivlerësimit.

Kujtojmë se ne vitin 2015, ILDKP e kishte përfshirë gjyqtaren Kasmi ne listën me 81 zyrtare te larte qe ishte gjobitur pasi nuk kishte deklaruar pasurinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne