Shqiperia

Jep dorëheqjen kandidatja e PS për Kavajën

Kur LSI kishte deklaruar se nuk do të bëhej pjesë e garës për bashkinë e Kavajës vjen dhe lëvizja e radhës nga ana e PS-së.

Silva Daja e shpallur nga kryesia e degës së PS-së në Kavajë kandidate për bashkinë e këtij qyteti pas shkarkimit të Elvis Rroshit ka deklaruar përmes një statusi në rrjetin social facebook se largohet nga kjo garë.

Ajo shkruan se u krijua tymnajë e madhe pasi kryesia e PS-së Kavajë e zgjodhi si kandidate për kryetare bashkie.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj vlen  më shumë për të sesa një karrige. Bashkëshorti       i Silva Dajës, Artur Daja është kryetari i PS-së për Kavajën, i cili njoftoi dorëheqjen nga ky funksion pikërisht për shkak të kandidimit të bashkëshortes së tij.

“Pavarësisht se në jetën time nuk i kam bërë keq asnjë mize dhe do të doja të jepja më të mirën zhurma e ngritur kaloi çdo imagjinatë dhe parashikim duke sulmuar bashkëshortin tim i cili për mua vlen më shumë se një karrige”

Disa ditë më parë kreu i qeverisë në një intervistë televizive deklaroi se PS nuk kishte ende një kandidat në Kavajë, ndërsa LSI kishte deklaruar se nuk bëhej pjesë e farsës pasi PS kishte shkuar me një kandidat pa u konsultuar më parë me të.

/Oranews.tv/

OPINIONE

INTERVISTA