Jep dorëheqjen kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa: Nuk gjetëm mbeshtetjen e dëshiruar

Ka dhënë dorëheqjen kreu i Omonies, Leonidha Papa. Përmes një reagim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Papa duke falënderuar ata që e kanë mbështetur deri tani, ka dhënë edhe arsyet se përse ka marrë këtë vendim.

Ai thotë se ka disa drejtues të cilët vazhdojnë ta konsiderojnë Omonian, si një dyqan, ku mund të zgjidhin hallet e tyre.

“Informoj anëtarët dhe simpatizantet e Omonias, se përpjekjet personale për riorganizim, me propozime që kam gjykuar se do sjellin bashkimin e bashkatdhetarëve tanë, duke e shndërruar organizatën si shtëpine e përbashkët e të gjithë minoritareve greke dhe në veçanti për të përballur aspiratat, nuk gjetën mbeshtetjen e dëshiruar, jap doreheqjen nga posti i Kryetarit te Pergjithshem, duke i lene përgjegjësinë e perfaqesimit deri në zgjedhjet e ardhshme zv kryetarit z, Fredi Beleri.” – shkruan Papa.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne