Jep receta dhune për Venezuelën, më amerikan se amerikanët

Situata e krijuar në Venezuelë pas vendimit të presidentit Maduro për të ndërprerë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, e ka çuar vendin në një moment delikat politik. Kreu i opozitës Juan Guaidó e shpalli veten president gjatë protestave masive antiqeveritare, duke marrë menjëherë njohjen e Uashingtonit.

Por ndryshe nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kryesore në Amerikën Latine, Bashkimi Europian ka shmangur njohjen e Juan Guaidó si President të Përkohshëm të Venezuelës.

“BE bën thirrje për një proces politik që do të çojë në zgjedhje të lira dhe të besueshme siç parashihet me rendin kushtetues”– tha në një deklaratë shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

“Njerëzit e Venezuelës kanë të drejtë të demonstrojnë në mënyrë paqësore, të zgjedhin lirisht udhëheqësit e tyre dhe të vendosin të ardhmen e tyre. Për BE-në “dhuna dhe shfrytëzimi i përdorimit disproporcional të pushtetit nga forcat e sigurisë janë krejtësisht të papranueshme dhe sigurisht nuk e zgjidhin krizën”-thekson Mogherini në deklaratën e saj.

Për këtë çështje është prononcuar edhe lideri suprem i Shqipërisë, ministri i Jashtëm, Edi Rama i cili ka një mendim tjetër nga BE. E rastësishme, por qëndrimi i tij përafrohet më shumë me atë të Shteteve të Bashkuara. Nuk bëhet fjalë për rreshtim pro SHBA-së, por për bindje demokratike se pushtetet autoktratike duhen rrëzuar edhe me dhunë.

“Shqipëria njeh Juan Guaidó si Presidentin e Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të #Shqipërisë i uroj të @Jauaidos dhe venezuelianëve të guximshëm suksese në eliminimin e fuqive të paligjshme që e kanë kthyer vendin e tyre në ferr për popullin e vet. #Venezuela e lirë”-shkruan Rama në Twitter.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=vDHqfFxakvY]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne