Historia

Jeruzalem 1972, roja i fundit osman në xhaminë Aksa

Jeruzalem maj 1972

Një delegacion politikanësh dhe gazetarësh turq vizituan Jeruzalemin dhe Xhamin Aksa..
Ilhan Bardakshi, gazetari i kronikës na tregon një histori të çuditshme.

Aty nga fundi, i vizitës tonë, delegacionit iu dha mundësia të vizitonin vendet e shenjta dhe historike te qytetit.
Të gjithë po mahniteshim kur u futëm në territorin e shenjtë të Xhamisë Aksa.

Mirpo mua më zunë sytë diku nga cepi i Xhamisë një burrë të moshuar, i veshur me një uniformë të vjetër ushtarake e cila dukej qartë se ishte arnuar disa herë por edhe mbajtur me shumë kujdes dhe pastërti. Mbi kokë mbante një kësulë ushtarake osmane.
Burri qëndronte stoik për orë të tëra, në atë vend. Dhe pas interesimit tonë, na thanë se ai e bënte këtë, çdo ditë, deri në darke. Për shumë vite me rradhë. Aq sa shoqëruesi jonë, na tregoi se ai e kishte parë ashtu që në fëmijërinë e tij të hershme. Të gjithë e konsideronin të çmendur.

Kurioziteti më shtyu ti afrohem më afër plakut. I dhashë selam. Ai më skanoi njëherë, nga koka deri te këmbët dhe anasjelltas, pastaj ma ktheu me një dialekt turk: Ve aleqym Selam.
Mu rrënqeth mishi, nga befasia. A mund të ishte turk ky burrë?
-Turk jeni xhaxha? E pyeta i habitur.
-Unë jam Tetari Hasen Igdirli, komandanti i togës së 11 të mitralierëve, në Batalionin e Tetë, në Garnizonin e 36 të Armatës së Gjashtë të Shtetit të Lartë Osman. U përgjigj me zë të lartë plaku. Ai e përsëriti edhe një herë me zë më ë lartë. Sikur donte të më përforconte identitetin e tij tepër rigoroz.
Unë u habita së tëpërmi dhe duke mu dridhur buza nga emocioni thashë: Çfarë, ti je Ushtar Osman?
Më tha tërë krenari: Po.
Vazhdova ta pyes: Çfarë bëni këtu? Më tha: Anglezët e sulmuan batalionin tonë në luftën e parë botërore. Edhe pse Ushtria jonë e shenjtë ishte duke luftuar në disa fronte. Ne përsëri i bëmë ballë, me gjithë mungesat në armatime që kishim. Humbëm shumë shokë në atë betejë.
Më në fund komandanti ynë na ndau në një kompani dhe na tha: Ne po tërhiqemi, por një grup prej nesh duhet të qëndrojë në mbrojtje të xhamisë Aksa, Kibles së parë të Islamit dhe vendit të Israsë së Pejgamberit tonë të dashur.
Detyra jonë ishte të qëndronim brenda në xhami dhe ta ruanim edhe pse ushtria jonë ishte tërhequr. Perandoria jonë Madhështore nuk e ka zakon, të braktisë vendet e shenjta të Islamit. (Plaku nuk e dinte sa ndryshime ishin bërë deri atëherë)
Ne ishim gjithsej 53 ushtarë osmanë. Por shokët e mi vdiqën me rradhë njëri pas tjetrit. Unë jam i fundit prej tyre.
Sytë e plakut u mbushën me lot, të cilët u bashkuan me djersën e tij në atë vapë të nxehtë. Pastaj më tha me një zë krenar..

-Biri im, kur të shkosh në Anadoll, shko në qytetin Togan, atje është eprori im gjeneral Mustafai. Puthi duart nga ana ime dhe Thuaji atij se Tetar Hasen Igdirli, vazhdon të jetë në krye të detyrës duke ruajtur Xhaminë Aksa dhe ashtu do të vdesë, siç e ke lënë në vendin ku e ke lënë.

Pastaj Tetari më pyeti për gjendjen në Stamboll. Nuk pata zemër ti tregoj për pushtimin e anglezëve, as trazirat e armenëve.
I thashë shkurt dhe qetë: Shteti ynë është mirë.
-Nëse është kështu, pse atëherë nuk vjen Ushtria jonë e madhështore, ta pastrojë xhaminë e shenjtë të Aksasë nga gjithë këta qafirë?
Qetësisht ia ktheva:
-Do të vijë, dashtë Zoti, ka për të ardhur një ditë.

Dhe pastaj u ndava nga ai burrë që më bëri ta admiroj dhe kujtoj gjatë në jetën time.

PO SHTETI JONË OSMAN DO TË VIJË TA PASTROJË XHAMINË AKSA NGA NDYRËSIRAT QË E KANË KAPLUAR.

 

Përktheu: Eduart Hekuran Thartori

OPINIONE