Jeruzalemi i zemrës time

nga Israel Shamir.

Jeruzalemi, para së gjithash është një simbol i madh; njohja amerikane e sovranitetit çifut mbi Qytetin e Shenjtë është një shenjë e fitores përfundimtare hebraike mbi krishterimin dhe është vërtet për të erdhur keq. Rikard Zemër Luani dhe Tankredi nuk do ta kuptonin këtë dorëzim të qytetit për të cilin ata luftuan, por kohët kanë ndryshuar. Të krishterët e djeshëm nuk ju referoheshin çifuteve si “vëllezërit e tyre më të mëdhenj”. Ajo që filloi me amerikanët të cilet thanë “Përshëndetje për stinët” në vend të “Gëzuar Krishtlindjet”, përfundoi me këtë akt të turpshëm të mohimit të Krishtit.

Palestinezët nuk do të jenë në gjendje të shpëtojnë qytetin. Intifada e tretë akoma nuk po vjen, pavarësisht nga mërzitia e dukshme në fytyrat e tyre e shkaktuar nga deklarata e Trampit dhe përkundër thirrjes së Hamasit për tu ngritur, nuk ka gjasa se do vijë së shpejti, përveç nëse izraelitët do ta provokojnë atë. Mijëra gra dhe burra protestuan gjatë javës që kaloi; disa u qëlluan nga ushtarët izraelitë, pati edhe invalidë me karroca. Megjithatë, Palestina nuk shpërtheu nga zemërimi. Për një lexues të rregullt të artikujve të mi, përgjigja e heshtur palestineze ndaj provokimit amerikan nuk vjen si surprizë. Kohët e fundit kam shkruar se nuk ka qenë kurrë kaq mirë, Palestina tani ka një zhvillim modest të prosperitetit, një bum ndërtimesh, një bum turistik, një bum të restoranteve dhe nuk kanë gjasa që ata të vdesin për një deklaratë, madje edhe për një deklaratë të mërzitshme.

Palestinezët e Jeruzalemit Lindor janë më mirë se palestinezët e tjerë: ata nuk kanë shtetësi, por mund të lëvizin pak a shumë më lirshëm në gjithë Palestinën, përfshirë edhe në “Izraelin e vjetër”. Ata janë pragmatikë dhe patriotikë. Ata e konsiderojnë veten rojtarë të trashëgimisë së tyre, duke përfshirë faltoren e madhe Aksa dhe Varrin e Shenjtë. Nëse çifutët prekin vendet e shenjta, ata përgjigjen me forcë, siç ndodhi në gushtin e kaluar kur Izraeli u përpoq të kufizonte hyrjen në xhami.

Por vendimi i Presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e shtetit hebre nuk i ndezi ata. Askush në llogjikën e tij të drejtë nuk ka pasur ndonjë dyshim për ndjenjat amerikane. Amerikanët janë me Izraelin, është një obsesion kombëtar. Kështu që ata e shpallën Jeruzalemin kryeqytetin e hebrenjve. Dhe më parë, kur gjithe cifutët, zionistët e devotshëm, “të parët izraelite” i dërguan ambasadorët e tyre, a ishte ndryshe?

Trump nuk është i ndryshëm nga paraardhësit e tij. Të gjithë presidentët amerikanë e shpallën Jeruzalemin kryeqytetin e përjetshëm të bashkuar dhe të pandashëm të shtetit hebre. Obama e bëri atë, dhe këtë bëri edhe Bushi. Eshtë e vërtetë që ata e thanë atë duke vrapuar për në zyrë, dhe e shmangën përsëritjen e mantrës, ndërsa ishin në Shtëpinë e Bardhë, por ata kurrë nuk e mohuan atë.

Nëntëdhjetë nga njëqind senatorë amerikanë miratuan deklaratën e Trampit. Dhjetë abstenuan, ndoshta nuk ishin në gjendje të mbështesin Trumpin për ndonjë arsye. Megjithatë, ishte një hap mëse i miratuar i Presidentit. Establishmenti politik amerikan është tërësisht pro-Izraelit, si liberal edhe ai fundamentalist, republikan dhe demokrat, nga Sanders tek Bannon; ne e dinim atë, dhe tani Trampi lejoi njerëzit që ta lexonin atë me zë të lartë dhe të qartë. Ai bëri atë që njerëzit duan. Kjo është arsyeja pse ju e zgjodhët atë: kështu që ai do të bëjë atë që ju dëshironi, jo atë që dikush tjetër që pretendon se e di më mirë, ju tregon.

Pse ju amerikanët e deshët atë? Amerika po punon shumë për qytetin e ndritshëm në koder, Izraelin i ri të së ardhmes. Ky vend i madh ende nuk dëshiron të bëhet një tjetër vend i madh, por ai dëshiron të udhëheqë njerëzimin dhe të riformojë botën sipas formës dhe imazhit të saj. Amerika kishte qenë mesianike për një kohë të gjatë dhe është e vështirë tja heqësh këtë natyrë.

Nën petkun e një njeriu të vendosur, ndodhet një sispensationalist fanatik me bibël nën krahun e tij duke pritur luftën Gog dhe Magog kundër Izraelit. Ju mund të shikoni në këtë faqe (http://trackingbibleprophecy.org/gog_magog.php), parashikime të luftës mes Izraelit në njërën anë, Iranit dhe Rusisë në anën tjetër, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë në krah të Izraelit, por rrinë larg derisa të shënohet ardhja e dytë. Kjo është çmenduri, megjithëse ky kontur shkon më thellë dhe shpjegon sjelljen e çmendur (kërkim lufte me Iranin, bombardimin e Babilonisë dhe mbështetje për Izraelin) më mirë sesa llogaritjen e fitimit dhe të humbjes.

Dashuria ose obsesioni për Izraelin është një pjesë e këtij konturi. Ndonëse Baptistët Jugorë dhe Liberalët Lindorë duken të ndryshëm, ata kanë të njëjtën gjurmë origjinale të hedhur nga Etërit Themelues, nga Puritanët dhe Pelegrinët. Ky kontur shpërthen papritmas. Lufta e tanishme kundër ngacmimeve është vetëm një shpërthim i zellit puritan, edhe pse Fundamentalistët do të citojnë Biblën dhe Liberalët do të apelojnë që të drejtat e grave të mos shkelen.

Ky është i vetmi shpjegim i pranueshëm për ankesat e tilla në New York Times: “Samantha Holvey, një ish-konkurrente në Miss USA, tha se zoti Trump e përpiu me sy atë dhe gratë e tjera në dhomën e kozmetikës”.

Për një person normal, është e qartë se një pjesëmarrëse e konkursit Miss USA erdhi për tu parë me lakmi dhe për tu dëshiruar nga turma e njerëzve. Për një fanatik puritan, “kushdo që shikon një grua me epsh etj”, vetëm shikimi epshor konsiderohet mëkat. Një fanatik i Bostonit i viteve 1650 do të miratonte cdo keqtrajtim për epshin dhe shikimin me lakmi të njerëzve.

Dallimi midis demokratëve amerikanë të de-kristianizuar të Clintonit në Vermont dhe republikanëve të krishterë fundamentalistë të Trumpit në Misisipi është i vogël, në racionalizimin e ndjenjave dhe veprimeve të tyre. Ata i konsiderojnë të gabuara shikimet lakmitare, flirtimet, të dashuruarit por i shpjegojnë secili ne forma të ndryshme. Kjo është arsyeja se pse kaq shumë politikanë amerikanë bëjnë vetëvrasje, ndërsa janë akuzuar për disa veprime jo të hijëshme, si psh te pasurit deshirë epshore për një vajzë 17 vjeçare.

Është e njëjta gjë edhe në marrëdhëniet e jashtme. Pasardhësit liberalë lindorë të puritanëve duan të shkojnë dhe të vrasin njerëz jashtë vendit për të shpëtuar gratë e gjora që dhunohen nga burrat e këqinj në Afganistan, Fundamentalistët duan ta shtypin Babiloninë; në të dyja rastet ata janë të motivuar nga zelli mesianik dhe dëshira për të transformuar botën.

Do të ishte mirë që amerikanët të harronin për një kohë Lindjen e Mesme, Babiloninë, Izraelin si dhe Gogun dhe Magogun. Ndoshta Trump do ta arrijë edhe këtë, duke pranuar plotësisht vullnetin e popullit. Megjithatë, ai ka disa arsye reale për të bërë atë që bëri. Ai është shkatërruesi i falsibilitetit në luftën e tij kundër Kongresit. Kongresi e detyroi Presidentin që të vërtetojë sjelljen e mirë të Iranit çdo gjashtë muaj; Trump nuk pranoi ta bënte atë dhe në botë nuk ndodhi gjë. Kongresi e detyroi Presidentin e Shteteve të Bashkuara të shtyjë lëvizjen e Ambasadës së Tel Avivit çdo gjashtë muaj; Trump e refuzoi atë, dhe bota nuk u shemb. Vetëm falsiteti i Themelimit Politik u shkatërrua.

Me veprimin e tij, ai ndoshta fitoi disa kohë dhe e shtyu impenjimin e tij. Çifutët nuk janë të famshëm për mirënjohjen e tyre, pasi pranojnë çdo vepër të mirë si diçka që gjithsesi e meritojnë, por ende ekziston mundësia që të mos ta hedhin menjëherë.
Paradoksalisht, deklarata Trump ka pasur shumë efekte të mira. Presidenti amerikan mund të thotë, pas Mephistopheles, “Unë jam pjesë e asaj fuqie që të keqen e dëshiron përjetësisht dhe përjetësisht vepron mirë.” Presidenti refuzoi të mbështeste pretendimin e vjetër të çoroditur të SHBA-së si një ndërmjetës neutral. Ai zbuloi ndjenjat e vërteta të establishmenit amerikan drejt Lindjes së Mesme, myslimanëve dhe të krishterëve të saj, ndjenjat e përbuzjes totale. Ai e minoi MBS-në e neveritshëm të Arabisë. Ai e solli Palestinën në axhendën botërore pas një gjendje pritjeje të gjatë. Ai i dha Evropës një shans për të rifituar pavarësinë e saj. Ai bëri një tjetër hap për të shfuqizuar Perandorinë e paqëndrueshme Amerikane, dhe kjo është gjithashtu për t’u mirëpritur.

Trump ringjalli marrëveshjen e pajtimit midis Fatahut dhe Hamasit. Marrëveshja kishte qenë në greminë: Fatah kërkonte gjithnjë e më shumë, dhe Hamasi filloi ta humbiste durimin e tij. Pengesa më e madhe ishte ndihma amerikane: amerikanët nuk donin të subvenciononin Hamasin. Ndërkohë që ndihma nuk erdhi, gjithsesi kjo nuk ishte pengesë. Deklarata e Trump inkurajoi palët që të lëvizin shpejt me negociatat e tyre.

Trump i lejoi europianët të thonë atë që ata vërtet ndjejnë. Deklarata e tij mobilizoi Presidentin Erdogan dhe ai bëri thirrje për një samit të shteteve muslimane. Stambolli ka qenë selia e Kalifatit për gjashtëqind vjet, nga viti 1362 deri më 1924, dhe tani Erdogan ka një kërkesë të vlefshme për këtë titull të madh. Duke denoncuar izraelitët dhe trupat e tyre amerikanë, Presidenti i Turqisë ka fituar shumë autoritet dhe ndikim.

Nevojitet një arab që të tradhtojë arabët dhe kjo punë është kryer nga djali i Rijadit. MBS është përfshirë në mohimin e Palestinës dhe të Jeruzalemit. Ai është personi që propozoi dhe u pajtua me Jared Kushnerin që të dorëzonte Jeruzalemin në të ashtuquajturën “marrëveshja e shekullit”. MBS u përpoq ta detyrojë presidentin palestinez Mahmud Abbas të pranojë marrëveshjen ose të japë dorëheqjen. Abbasi refuzoi kategorikisht.

Gazetari më i mirë i Lindjes së Mesme, David Hearst vuri në dukje se në censurën e rëndë të Arabisë Saudite ku një mesazh i gabuar në twitter mund t’ju cojë në burg për vite me radhë, mohimi i Palestinës dhe Jeruzalemit inkurajohet.

Shkrimtari saudit Turki al-Hamad shkroi: “Palestina nuk duhet të konsiderohet më si problemi kryesor arab. Kemi problemet e zhvillimit të vendit, të lirisë dhe të emancipimit. Sa për Palestinën, shtëpia (Palestina) ka një Zot i cili do ta mbronte atë edhe nëse do ta braktisnin banorët e saj (palestinezët). “Hamza Muhammed el Salim, shkrimtari dhe analisti ekonomik, shkroi:” Kur të përfundohet paqja me Izraelin, ai do të bëhet destinacioni i parë turistik i Arabisë Saudite. “Ish-drejtori i kanalit televiziv al-Arabiyah, Abd al-Rahman al-Rashid, shkroi:” Është koha të rishqyrtojmë konceptin e ballafaqimit me Palestinën dhe Izraelin “. Muhammed al -Sheikh tha: “Çështja e Palestinës nuk është e jona …”

Këto ndjenja janë promovuar nga MBS, dhe në bazë të tyre, u propozua “marrëveshja” e tij. Mendoj se marrëveshja është e vdekur dhe MBS ka të ngjarë të ndjekë Anwar as-Sadatin, presidentin egjiptian që bëri një marrëveshje me Izraelin dhe u vra. Princat e Arabisë Saudite kanë nisur një seri lutjesh dhe fjalimesh për Jerusalemin dhe për Palestinën.

Deklarata e Trampit ishte një dhuratë e madhe për Iranin, pasi sauditët, armiqtë më të mëdhenj të Iranit kanë zbuluar dyfytyrësinë e tyre. Arabët tani do të kenë një qasje të re dhe pozitive ndaj Iranit. Irani, qoftë shia apo suni e ka provuar përkushtimin e palëkundur ndaj kauzës së Jerusalemit dhe Palestinës dhe ka për tu shpërblyer.

Presidenti Putin ka arsye të mira për të falënderuar Trampin për deklaratën e tij. Rusia është një lojtar i rëndësishëm në Lindjen e Mesme, dhe pas tradhtisë amerikane ndaj Palestinës, ka gjasa të bëhet një ndërmjetës i kërkuar në çështjet e brendëshme arabe. Mund të presim që negociatat e ardhshme midis Izraelit dhe palestinezëve të drejtohen nga rusët, me ndihmën e OKB-së.

Është e mundur, megjithëse nuk është e sigurt se Tramp i dha grushtin vdekjeprurës paradigmës së dy shteteve. Saeb Erekat, negociatori kryesor palestinez tha se tani është koha për t’u kthyer në zgjidhjen me një Shtet, e cila preferohet më shumë.

Zgjidha me nje shtet nuk e ben atë shtet “hebre”, dhe kjo është dicka e mirë. Nuk ka shtet francez për francezet e pastër etnikë, pasi Franca është shtet për të gjithë banorët e saj; nuk ka më Shtet Islamik, por ka Siri për të gjithë sirianët, qofshin muslimanë, të krishterë ose të besimeve të tjera. Nuk ka asnjë arsye për të patur një shtet hebre. Le të ketë Izrael / Palestinë për të gjithë banorët e saj.
Nëse do të kuronte magjepsjen amerikane me Sionin dhe fantazitë e ngazëllimit të krishterë, kjo do të ishte kontributi më i mirë i Presidentit Trump për njerëzimin.

Lindje apo Perëndim?

Megjithatë, nëse përpjekjet për të ndarë Palestinën vazhdojnë, si do jetë e ardhmja e Jeruzalemit?

Çifutët thonë se i gjithë Jerusalemi është e tyre.

Amerikanët pajtohen me hebrenjtë, siç bëjnë gjithmonë.

Evropianët nuk pajtohen me amerikanët dhe hebrenjtë, dhe rezervojnë gjykimin e tyre.

Autoriteti Kombëtar Palestinez (PNA) thotë se Jeruzalemi Lindor duhet të jetë palestinez, ndërsa Jerusalemi Perëndimor mund të jetë hebre.

Në prill të këtij viti, Zyra e Jashtme e Rusisë deklaroi se Jerusalemi Perëndimor është kryeqyteti i Izraelit, ndërsa Jeruzalemi Lindor duhet të jetë kryeqyteti i Palestinës.

Këtë javë, samiti i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) u takua në Stamboll, selia e fundit e Kalifatit dhe e deklaroi Jeruzalemin Lindor Kryeqytetin e Palestinës. Deklarata u miratua nga 54 vende të përbëra nga miliarda muslimanë.

Kjo tingëllon e drejtë: Jerusalemi Perëndimor për hebrenjtë, Jeruzalemi Lindor për arabët. Apo jo?

Kam jetuar për disa vite në Jeruzalem, në një rezidencë arabe të mirë dhe solide me dy dyqane, të ndërtuar nga guri i bardhë i Jerusalemit, vendosur në një kopsht të gjelbër. Muratorët e viteve 20 dinin se si ta punonin gurin: nuk kishim nevojë për ajër të kondicionuar në ditët më të nxehta të verës ndërsa në dimrin e ftohtë shtëpitë mbanin ngrohtësi. Tavanet ishin të larta, dritaret e hapura me pamje nga kopshti me pemë limoni, dyshemeja ishte e veshur me mermer dhe qeramikë armene shumë ngjyrëshe.

Kjo zonë e Jerusalemit është krijuar dhe populluar nga të krishterët palestinezë me prejardhje arabe, armene, greke dhe gjermane. Është pasuria e vërtetë e qytetit e deklaruar nga administrata amerikane si kryeqyteti i përjetshëm i shtetit 70 vjeçar hebre. Zona e përshkruar më sipër nuk është Jeruzalemi Lindor; është Perëndimi, pjesa më e mirë e Perëndimit. Rezidenca e Presidentit izraelit është fare afër tek cepi.

Askush nuk argumenton kundër përkatësisë së tij izraelite. Jerusalemi Perëndimor është jashtë diskutimeve, vetëm për Jerusalemin Lindor është diskutuar. Kjo është arritja më e madhe e hebrenjve izraelitë dhe mbështetësve të tyre amerikanë, dhe siç është e vërteta, shpesh arritjet më të mëdha nuk raportohen sepse ato duken shumë të parëndësishme.

Por ne mund të shkojmë përtej asaj që lexoni në New York Times dhe të mësoni të vërtetën e zbehur. Me të drejtë, Jerusalemi duhet të ndërkombëtarizohet.

I gjithë Jerusalemi ishte shpallur një separatum corpus, një organ i veçantë nën juridiksionin ndërkombëtar, me të njëjtën rezolutë të OKB-së (181 (II) 1/29 nëntor 1947) që bëri thirrje për krijimin e një shteti hebraik dhe arab në Palestinë. Çifutët nuk deshën tja dinë dhe e morën Jeruzalemin Perëndimor në vitin 1948 dhe dëbuan popullsinë e saj të krishterë dhe muslimane. OKB refuzoi të njohë sundimin hebre mbi Jerusalemin Perëndimor (303 (IV) të 9 dhjetorit 1949). OKB vendosi: Qyteti duhet të vendoset nën një regjim të përhershëm ndërkombëtar.

Në 1967, hebrenjtë morën Jeruzalemin Lindor. Këtë herë, ata nuk e dëbuan popullsinë e krishterë dhe muslimane, por nuk i dhanë atyre shtetësinë izraelite. Që atëherë banorët e Jeruzalemit Lindor jetojnë si mysafirë në qytetin e tyre. Ata kanë të drejta banimi, por nëse ata udhëtojnë jashtë për të studiuar ose punuar, ata humbasin qëndrimin e tyre dhe nuk mund të kthehen.

Jeruzalemi lindor dhe perëndimor kanë një gjë të përbashkët: të dyja jane pjesë të zëna ilegalisht nga shteti hebre. Ata ndryshojnë në faktin se popullsia origjinale e Jeruzalemii Perëndimor është dëbuar, ndërsa popullsia e Lindorit është zhveshur nga të drejtat e tyre. Ky ndryshim nuk e kthen Jerusalemin Perëndimor në një posedim legjitim të Izraelit. Dëbimi masiv dhe spastrimi etnik nuk duhet të shpërblehen me njohje ndërkombëtare. Trump në fakt mori një hap të mirë duke bashkuar dy pjesë të okupuara në mënyrë të paligjshme të Jerusalemit në një vendim.

Çifutët (me mbështetjen amerikane) na kanë bërë të harrojmë se Jerusalemi Perëndimor është gjithashtu i pushtuar në mënyrë të paligjshme. (Noam Chomsky shkroi në lidhje me këtë sukses, ai e përshkroi Izraelin dhe SHBA-në si “Frontin e Refuzimit” të vërtetë, të cilët refuzuan rezolutat origjinale të OKB-së që merreshin me pushtimin dhe dëbimet e vitit 1948 dhe u përpoqën të kufizonin diskutimin në pushtimin e vitit 1967. Ata ja arritën me sukses, madje edhe miqtë e Palestinës diskutojnë mbi territoret e 1967, duke lënë menjanë 1948-ën si një gjë e vjetër.)

Por palestinezët e dinë dhe e kujtojnë, se si u nxorrën nga shtëpitë e tyre dhe si hynë hebrenjtë. Sido që të jetë e ardhmja politike e Jeruzalemit, kjo situatë duhet të ndryshojë. Joçfutët ua kthyen pronat cifuteve që i kishin humbur gjatë trazirave në Europë; tani është koha e duhur për të kthyer pronat e vjedhura joçifute tek arabët, gjermanët dhe grekët e Jerusalemit Perëndimor./unz/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne