Sociale

Jetojnë në ajër të ndotur, lezhjanët ngrihen sërish në protestë para fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore

Lezhjanët janë ngritur për herë të katërt në protestë përballë fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore.

Sipas banorëve të lagjes “Skenderbeg”, janë afro 200 familje që jetojnë në ajër të ndotur cdo ditë dhe institucionet përkatëse në Lezhë nuk po marrin asnjë masë.

Kjo fabrikë me vlerë rreth 1.5 milonë euro është ndërtuar në ish-zonën industriale të Lezhës dhe riciklon mbetjet shtazore dhe i kthen në lëndë të parë për blegtorinë, por banorët pretendojnë se teknologjia e vendosur nuk i përshtatet zonave të banuara.

Ata paralajmeruan se nëse nuk merren masa, do të dalin sërish në protestë deri në gjetjen e një zgjidhjeje./BW

OPINIONE

INTERVISTA