Jetonte vetëm, gjendet e pajetë në banesë 65-vjeçarja

Gjendet e pa jetë në banesën e saj një 65-vjeçare në Librazhd. Burime për Abc News bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Lumturie Hyseni 65 vjeçe.

Kanë qenë të afërmit, fqinjët që kanë lajmëruar policinë, pasi ajo nuk po përgjigjej në telefon.

Më pas është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që kanë hipur nga ballkoni për të hapur derën. Viktima jetonte e vetme pasi dy fëmijët i kishte në emigracion.

Ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne