Bota

Jilidirim: Do të punojmë me Rusinë dhe Iranin për të arritur një armëpushim të përhershëm në Siri

Kryeministri turk tha se vendi i tij po punon me Rusinë dhe Iranin për të arritur një armëpushim në Siri.

Sipas gazetës Hurriyet, kryeministri turk Banali Jildirim, duke komentuar takimet e fundit të zyrtarëve të vendit të tij me zyrtarët e lartë ushtarakë iranianë dhe rusë, tha: “Ne po punojmë për të siguruar një armëpushim në Siri”. Qëllimi ynë është të arrijmë një armëpushim të përhershëm në vend të një armëpushimi të përkohshëm në Siri. Komentet e Jildirim erdhën pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të hënën mundësinë e një operacioni të përbashkët ushtarak me Iranin kundër kurdëve. Jildirim tha gjithashtu gjatë një fjalimi në konferencën e 41 në Singapor se një nga sfidat me të cilat ballafaqohet Turqia është përballja me terroristët e huaj që vijnë nga e gjithë bota dhe që përdorin territorin turk për të shkuar për t’iu bashkuar ISIS-it në Siri dhe Irak. Ajo që ne bëjmë për t’i ndaluar ata është t’i dërgojmë në vendet e origjinës ose t’i izolojmë në mënyrë që njerëzit e pafajshëm të mos mund të vriten./ PT

OPINIONE