Jo vetëm ndeshje, por edhe takim vëllazëror midis miqve shqiptarë e turq

Shkodra përveç si qytet mikpritës për ndeshjen e futbollit të zhvilluar midis Shqipërisë dhe Turqisë, për Euro 2020 ishte edhe mikpritëse e miqve dhe vëllezërve të saj turq.

Nën masa të mëdha sigurie ekipi kombëtar turk së bashku me stafin e tij qëndruan për rreth 3 ditë, të cilët në fillim u pritën nga qytetarë të shumtë shkodranë dhe nxënës të medresesë së Shkodrës “Haxhi Sheh Shamia”, që sponsorizohet nga shoqata “Istanbul”, të cilët në duar kishin flamuj shqiptarë dhe turq për të treguar solidaritetin e miqësisë mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë.

N/drejtori i medresesë së Shkodrës, Astrit Dervishi në emër të shoqatës “Istanbul” tha se meqenëse Shkodra është një qytet mikpritës ne menduam që të presim miqtë tanë nga Turqia, si shprehje edhe e mirënjohjes për të gjitha kontributet që jep shteti dhe qeveria turke në të gjitha sferat për popullin shqiptar dhe jo vetëm…

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=MhdxWYRaF5g]

 

Nga ana tjetër, një përfaqësi e Federatës së Futbollist të Turqisë, nën drejtimin e

presidentit të saj, Servet Yardımcı nën shoqërimin e ambasadorit turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk zhvilluan një vizitë në institutin “Yunus Emre”, Shkodër, ku u pritën më shumë dashamirësi nga drejtori Zafer Kiyici.

Ndërsa, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka pritur miq të medias turke që kanë ardhur në Shkodër për të pasqyruar ndeshjen ndërkombëtare për eliminatoret e “Euro 2020” Shqipëri – Turqi, që u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. 
Në pritjen e rezervuar me përfaqësues, gazetarë dhe operatorë të mediave “A Sport”, “Bein Sports”, “NTV Spor”, gazetat “Fanatik”, gazetat “Milliyet” dhe “Sabah”. Znj. Ademi ndau me ta emocionet e pragndeshjes dhe biseduan jo vetëm për sportin, por edhe për qytetin e Shkodrës, për lidhjet ndërmjet dy vendeve e për vazhdimin e komunikimit sidomos në fushën e sportit dhe atë të turizmit.

Ndërsa, për sa i përket konferencës për shtyp, që u mbaj pas ndeshjes dhe që përfundoi 2 me 0 për Turqinë, trajneri turk Güneş u shpreh se duke kontrolluar lojën arritën një fitore të rëndësishme.

Arritëm të marrim një fitore, një rezultat pozitiv dhe e kontrolluam lojën. Lojës së egër të ekipit kundërshtar iu përgjigjëm më së miri, kontrolluam lojën dhe morëm një fitore të rëndësishme. Më është dhënë një detyrë dhe do mundohem ta bëj sa më mirë detyrën sepse kemi një përgjegjësi para popullit turk. Fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe jam shumë i lumtur për këtë“, tha Güneş.

Nga ana tjetër, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. 

E falënderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.

Shkarkimi i Panuccit vjen pas humbjes që pësoi Kombëtarja shqiptare të premten e kaluar në ndeshjen kundër Turqisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, grupi H, me rezultatin 0-2./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne