Johannes Hahn rrëzon Edi Ramën: Nuk kemi vendosur për hapjen e negociatave; ecuria do vlerësohet vitin tjetër

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn bëhet zyrtari i radhës që rrëzon pretendimet e Qeverisë së Edi Ramës se Shqipëria ka marrë një datë për hapjen e negociatave.

Gjatë një diskutimi në Londër, ku po zhvillohet samiti për Ballkanin Perëndimor, Hahn ka thënë se “nuk kemi vendosur që negociatat të hapen nesër”. Ai ka theksuar se për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të ketë vitin e ardhshëm një rivlerësim të ecurisë dhe reformave që kanë kryer.

“Ne e mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Vitin tjetër do të ketë një vlerësim të ecurisë së këtyre dy vendeve”, është shprehur zyrtari i lartë i BE-së.

Hahn ka konfirmuar gjithashtu se do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë javën e ardhshme.

Kryeministri Edi Rama pretendon se Shqipërisë i janë hapur negociatat me BE-në, por në të vërtetë vendit tonë iu refuzua ky proces në muajin qershor, ndërsa kërkesa do të merret sërish në konsideratë nga vendet anëtare në qershor të 2019-ës. Hapja e negociatave mund të ndodhë vitin e ardhshëm vetëm nëse qeveria arrin rezultate të shkëlqyera në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne