Rajoni Shqiperia

Johannes Hahn: Shqipëria dhe MV e meritojnë fillimin e negociatave

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, deklaroi komisioneri për Zgjerimin e unionit, Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën e përditshme malazeze ”Vijesti”.

”Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor drejt integrimit europian, që është në interes të vetë unionit”, theksoi Hahn.

”Maqedonia e Veriut ka bërë përparime domethënëse sidomos me nënshkrimin e një marrëveshjeje me Greqinë, që i dha fund çështjes së shumëdebatuar për emrin e vendit të vogël ballkanik”, tha Hahn.

”Kjo marrëveshje do të jetë subjekt i librave të historisë”, shtoi ai.

Emri i pasuesit të Hahn është ai i hungarezit, Laszlo Trocsanyi, emërimi zyrtar i të cilit duhet të miratohet nga Parlamenti Europian./balkanweb

OPINIONE