John Bolton për vizitë në Turqi dhe Izrael

Këshilltari i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton muajin e ardhshëm do të vizitojë Turqinë dhe Izraelin.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, Bolton bëri të ditur vizitën, që do të zhvillojë në Turqi dhe Izrael.

Duke iu referuar vendimit të Amerikës për t’u tërhequr nga Siria, Bolton shkroi: “Mezi pres të vizitoj Izraelin dhe Turqinë në janar. Ne do të diskutojmë punën tonë të vazhdueshme që ballafaqohet me sfidat e sigurisë me të cilat përballen aleatët dhe partnerët tanë në rajon, duke përfshirë fazën e ardhshme të luftës kundër DAESH-it”.

Presidenti Trump, javën e kaluar kishte bërë të ditur se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), me të cilin kishin biseduar për organizatën terroriste DAESH, nismat e përbashkëta në Siri, tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Siria dhe marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne