Kryeministri britanik Boris Johnson tha të premten se qeveria e tij do të respektojë ligjin dhe do të qëndrojë e përkushtuar për të lënë vendin me marrëveshjen e arritur.
Të premten, ai u pyet nëse po kërkonte mënyra për të vonuar ose anashkaluar ligjin e ri, të cilin ai e quajti “një akt dorëzimi”, raportoi Reuters.
“Ne do t’i bindemi ligjit, por jemi të sigurt se mund të dalim në 31 tetor dhe mënyra më e mirë për të arritur një marrëveshje është pse akti i dorëzimit është kaq i dëmshëm”, u tha Johnson gazetarëve.
Ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney tha të premten se BE dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të zvogëlojnë mosmarrëveshjet në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e re Brexit, dhe Londra duhet të dalë me një propozim serioz, duke paralajmëruar se koha po mbaron./balkanweb