Jordani – Deputetët kërkojnë anulimin e marrëveshjes për import gazi natyror nga Izraeli

Deputetët e Parlamentit të Jordanisë kërkuan të martën anulimin e marrëveshjes së arritur me Izraelin për importin e gazit natyror.

Në një seancë të mbajtur në Parlament, deputetët shprehën pikëpamjet e tyre për shfuqizimin e marrëveshjes që parashikon importimin e gazit natyror nga Izraeli, nënshkruar në 2016.

Kryeparlamentari Atef Tarawneh e cilësoi këtë debat si “çështjen më serioze në Parlamentin e Jordanisë”, ndërsa deputetët e pranishëm në seancë thanë se “në fakt gazi natyror vidhet nga territoret arabe” dhe se “Jordania, në vend që të ndjekë rrugën e normalizimit me Izraelin, duhet të kërkojë zgjidhje alternative për furnizim me gaz natyror”.

Sipas legjislacionit jordanez, Parlamenti nuk ka kompetencë as për të anuluar marrëveshjen dhe për të ndryshuar dispozitat e saj./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne