Jorida Tabaku, flet me emra dhe hedh dyshime për rindërtimin e Thumanës: Zbatimi do të shkojë tek miqtë e vjetër të Ramës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka hedhur dyshime se tenderi për ndërtimin e Thumanës do t’i jepet miqve të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në facebook, Tabaku thotë se tenderi do t’i jepet arkitektit Andrea Faoro, pronari i UniLab dhe Stefano Boerit.

Tabaku shprehet se ndonëse Komisioni Europian tha se nuk do të tolerohet korrupsioni në procesin e Rindërtimit, me Ramën në krye të tij parulla është “Korrupsioni edhe më i madh në fatkeqësi!”

Reagimi i Tabakut:

Dhe në fatkeqësi mendojnë si te japin tendera e koncesione per miqtë e tyre!

Dje ne Thumanë u prezantua projekti i rindertimit i cili më shumë propagandë u shit sikur do të behej me tender ndërkombëtar ndërkohë që projekti ishte kryer si gjithmonë nga miqtë e qeverisë.

Arkitekti Andrea Faoro pronari i UniLab, mikut të vjetër të Ramës dhe ideuesit te planit shkatërrues dhe betonues tëTiranës, Stefano Boerit, kish bërë projektin pa asnjë procedurë.

Të mos keni asnjë dyshim që dhe zbatimi do të shkojë tek i njëjti taraf, ato qe kane marre tendera e koncesione.

Komisioni Europian dhe vendet qe morën pjesë në konferencën e donatorëve u treguan gjeneroze duke dhënë pothuasje 250 mln euro donacion. Ato kishin por një dhe vetëm një parrullë “korrupsioni nuk do të tolerohet”.
Shumë e veshtirë me Ramën dhe shokë të zbatohet kjo parrullë. Parrulla e tyre është “Korrupsioni edhe më i madh në fatkeqësi!”/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne